Blogu im personal
Wednesday, May 30, 2018
Kafshët shtëpiake - Dhia shtëpiake
Dhia shtëpiake (Capra aegagrus hircus) pas qenit së bashku me delen u zbut dhe u përdor nga njeriu. Mashkulli i dhisë quhet Cap ndërsa i vogli keç apo edh. Dhia shtëpiake prejardhjen e ka nga dhia e egër. Është zbutur gjatë shekullit të XIpara erës së re diku në Lindjen e afërt në Levant ose në Zagros.Njerëzit e shfrytëzojnë mishin, lëkurën dhe qumështin e dhisë. Nga qumështi i dhisë bëhet edhe djathë i cili është shumë i kërkuar sepse atij i atribuohen veti shëruese. Në krahasim me peshën trupore dhe sasinë e qumështit që jep dhia është kafsha që jep më shumë qumësht nga çdo kafshë tjetër. Sasia e qumështit është në kufijtë mes 1,7 deri në 2,7 litra qumësht në ditë. Nga lëkura e dhisë bëhen dorashka shumë të buta. Dhitë për ushqim nuk zgjedhin shumë i hanë të gjitha pjesët e bimëve preferojnë gjethet e pemëve por edhe degët e tyre sepse sistemin tretës e kanë shumë të zhvilluar. Disa dhinë e quajnë edhe lopë e fukarenjve. Ruhet së bashku me delet në vendet malore sepse është e aftë të ngjitet në vende të pjerrëta ku lopët nuk është e mundur të mbijetojnë.
Dhitë mund të shkatërrojnë sipërfaqe të tëra me bimësi sepse hanë bimët bile edhe rrënjët e tyre pa përjashtim. Deri në fillim të shekullit XX përdoreshin si kafshë tërheqëse dhe i tërhiqnin qerret nëse nuk kishte kafshë të mëdha në dispozicion përdoreshin edhe për lëvrimin e tokës. Në Tibet me dhi transportohej kripa. Dhia shtëpiake jeton në të gjitha vendet e botës me përjashtim të vendeve me klimë shumë të ftohtë.
Dhia pjekurinë seksuale e arrin pas muajit të pestë për mashkullin dhe në muajin e shtatë femra. Është pjellore deri në moshën shtatëvjeçare dhe pas mbarësimit i duhen 150 ditë kohë që të lindë nga një deri në tre keça. Ka raste kur disa dhi të ushqyera dhe të ruajtura mirë kanë lindur deri në 6 keça.
Kafshët shtëpiake - Lopa
Lopa është një kafshë shtëpiake e lloji të dythunddrrakëve e cila prejardhjen e ka nga lopa e egër.U zbut nga njeriu për shkak të qumështit dhe mishit. Lopa shfaqet në lloje të ndryshme. Mashkulli i lopës quhet mëzat ose dem ndërsa mashkulli i tredhur i cili zakonisht përdoret nga njeriu si kafshë për tërheqje quhet ka, ndërsa i vogli i lopës quhet viç.
Raca hollandeze e lopëve hollshtajn ne shumë vende te Evropës perëndimore përbën, deri në 44% të numrit te përgjithshëm te racave, te cilat ruhen për prodhimin e qumështit.
Kafshët shtëpiake - Qeni
Qeni (Canis lupus familiaris) është një lloj i zbutur i ujkut, anëtar i familjes Canidae dhe rendit Carnivora. Termi përdoret për të dy variantet i egër dhe i përkëdhelur. Qeni e ka prejardhjen nga familja e ujqërve.
Qeni shpejt u bë i njohur kudo në kulturën e të gjitha pjesëve te botës, zakonisht në vendbanimet e hershme të njeriut. Besohet se emigrimi i suksesshëm nëpër ngushticën e Beringut nuk mund të ketë qenë i mundur pa qen te cilët tërhiqnin slitën. Qentë kryejnë punë të shumta për njerëzit, të tilla si gjueti, mbrojtje, ndihmojnë individët me të meta. Aktualisht, vlerësohet se në botë ka 400 milionë qen.
Gjate 15.000 viteve qeni ishte zbutur, vetëm në një pjesë të vogël të tokës jo, grupet e kafshëve të ngjajshme pamja dhe sjellja nga e cila janë formuar nga faktorët e mjedisit dhe rolet funksionale. Si kuptim modern i gjenetikes së zhvilluar, njerëzit filluan të përziejnë me qëllim qentë për një përhapje të gjerë me tipare specifike. Përmes këtij procesi, qeni ka zhvilluar në qindra raca të ndryshme, dhe tregon më shumë sjellje ne ndryshim me çdo gjitar tjetër te tokës.
Kafshët shtëpiake - Macja
Macja është kafsha shtëpiake më e vjetër. Shkencëtarët thonë se një varr në ishullin mesdhetar të Qipros ka vërtetuar se mes maceve dhe njeriut ekziston një lidhje e hershme të paktën 9 500 vjeçare. Gruaja e Luigjit ne koherat e luftrave i shpetoi macet e saj duke i cuar me anije ne Amerike.
Sipas revistës Shkenca, studiuesit francezë thonë se skeleti i një maceje të egër ishte gjetur i varrosur pranë eshtrave të një njeriu të epokës së neolitit. Kjo sipas tyre sugjeronte se macja ishte një kafshë shtëpiake, ndoshta e vrarë pas vdekjes të të zotit të saj.
Shkencëtarët besojnë se macet e egra u afruan me njerëzit pasi ato luftonin minjtë që hanin drithërat. Deri tani besohej se egjiptianët e lashtë ishin të parët që zbutën si kafshë shtëpiake macet, kjo rreth 4 mijë vjet më parë.[5] Ka shume lloje të maceve nëpër botë. Macja ushqehet me mish dhe sidomos kafshët që pëlqen më shumë për të ngrënë janë brejtësit dhe zogjtë. Macja ka putra shumë të mira dhe të përshtatshme për trupin e saj si dhe ato e ndihmojnë për të ecur dhe mos të dëmtohen në vrapimin e saj të shpejtë nga thumba ose gurë që takon në sipërfaqen e tokës sepse janë lëkura më e fortë në trupin e saj. Macja ka një vrap shumë të shpejtë që e ndihmon me gjuetinë kur kap kafshë të shkathta e të vogla. Sytë e saj janë me fosfor dhe kjo gjë dallohet sidomos natën nën dritën e hënës. Sytë e maces janë perfekt edhe natën sepse macja ka shumë shqisa, shumë më të zhvilluara se të njeriut si pasojë e gjuetisë, si për shembull dëgjimin, nuhatjen etj..
Macja ndihmohet nga muskujt e saj për të vrapuar aq shpejt dhe për të kërcyer sa më lart. Thonjtë e maces janë shumë të mprehtë dhe shumë të fortë siç e ka dhe skeletin e saj dhe me këtë gjë ajo mund të ngjitet e të fiksohet pas një muri.
Goja
Macet kanë dhëmbë shumë të veçantë për të vrarë gjahun dhe për të shqyer mishin. Paradhëmballa dhe dhëmballa e parë dhe dhëmbi i qenit ndodhen në të dy anët të gojës. Këto dhëmbë funksionojnë në mënyrë efikase për të prerë mishin si një palë gërshërë.
Gjuha e maces ka të ngritura të mprehta, të dobishme për mbajtjen dhe xhvatjen e mishit nga gjahu. Këto të ngritura janë të vogla të kthyera mbrapa në formë grepi, që përmbajnë keratinë dhe që ndihmojnë gjithashtu në krehjen e leshit të tyre.
Struktura gojore e maces siguron një sërë tingujsh të përdorur për komunikim, duke përfshirë mjaullimin, gërrhitjen, hungërritjen, etj..
Veshët
Tridhjetë e dy muskuj individualë në çdo vesh lejojnë për mënyrën e dëgjimit të drejtuar. Një mace mund të lëvizë çdo vesh në mënyrë të pavarur nga tjetri. Për shkak të kësaj lëvizshmërie, një mace mund të lëvizë trupin e saj në një drejtim dhe të drejtojë veshët në një drejtim tjetër. Shumica e maceve i kanë veshët të drejtë të ngritur lart. Kur janë të zemëruara apo të frikësuara, macet i kthejnë veshët prapa për të shoqëruar hungërritjen. Macet i kthejnë veshët e tyre mbrapa, kur ato janë duke luajtur apo për të dëgjuar një tingull që vjen nga pas tyre. Këndi i veshëve të maceve është i rëndësishëm për gjendjen e tyre emocionale.
Hunda
Macet janë shumë territoriale dhe nuhatja luan një rol të madh në komunikimin e tyre. Hunda ndihmon macet për të identifikuar territore, macet e tjera, për të gjetur ushqim, etj.
Nuhatja e maces besohet të jetë rreth katërmbëdhjetë herë më e fortë se ajo e njerëzve. maja e hundës së maces është e fortë për të mos u dëmtuar kur nuhat materiale të forta. Ngjyra e majës së hundës është e ndryshme në mace të ndryshme
Këmbët
Macet, ashtu si qentë, ecin direkt në gishtat e tyre. Macet janë në gjendje të ecin shumë të saktë. Ashtu si të gjithë felinet, ato e vendosin putrën e pasme direkt në gjurmën e putrës së përparme. Dy këmbët e mbrapme lejojnë që macet të kërcejnë në distanca relativisht të mëdha.
Ndryshe nga shumica e gjitarëve, kur macet ecin, ato lëvizin dy këmbët në një anë të trupit para këmbëve në anën tjetër. Këtë veti e kanë devetë dhe gjirafat. Kur shpejtësia e ecjes shtohet mace do ta ndryshojë ecjen në "diagonale", të ngjashme me atë të shumicës së gjitarëve të tjerë. Pra këmba e përparme e njerës anë lëviz në të njëjtën kohë me këmbën e pasme të anës së kundërt.
Kafshët shtëpiake - Lepuri
Lepujt janë gjitarë të vegjël në familjen Leporidae të rendit Lagomorpha përfshin speciet evropiane të lepujve dhe pasardhësit e saj, 305 racave në botë të lepujve të brendshëm . Sylvilagus përfshin trembëdhjetë specie të egra lepuri, mes të cilave shtatë lloje të cottontail . Lepuri evropian, i cili është futur në çdo kontinent, përveç Antarktikut, është i njohur në të gjithë botën si një kafshë e egër predha dhe si një formë e zbutur e kafshëve dhe kafshëve. Me efektin e saj të përhapur në ekologji dhe kultura, lepujt janë në shumë zona të botës dhe një pjesë e jetës së përditshme - si ushqim, veshmbathje dhe shoqërues dhe si burim frymëzimi artistik.Lepuri hyn ne familjen e kafshëve gjitare brejtëse, me kokë ovale e me veshë të gjatë, me trupin të mbuluar me qime të gjata në ngjyrë të murrme ose të bardhë, me këmbët e prapme më të gjata se të përparmet, që rend shumë shpejt dhe që njihet si frikacak.Sytë e mëdhenj e ndihmojnë të vërej grabitqarin dhe të arratiset prej tij. Atij i pëlqejnë shume karotat dhe bimët gjithashtu. Lepuri është një kafshe shume e mire dhe e bukur.
Kafshët shtëpiake
Kafsha shtëpiake është kafshë që mbahet për arsyje të ndyshme në shtëpi (përdorim privat, argëtim), kafsha shtëpiake u përshtat gjatë kohëve për shtëpinë.Kemi lloje te ndryshme te kafsheve te cilat ne i mbajm ne shtepit tona.. Disa kafshe i mbajm per te fituar ushqim .. Kafshet qe me teper ne i mbajm ne shtepit tona jane:
-LEPURI
-MACJA
-QENI
-LOPA
-DHIA SHTEPIAKE
Subscribe to:
Posts (Atom)